Aktorja e njohur Hymejra Akbaj ka humbur djalin e saj në moshën 47 vjeç. Ajo e ka gjetur të birin të vdekur në shtëpi si pasojë e një sulmi në zemër.
Lajmin e dhimbshëm e ka dhënë një mik i aktores përmes një statusi në rrjetet sociale.
“Zoti i dhëntë durim. Hymejra ka humbur djalin e saj, 47 vjeç Sadik Bigat. Ajo shkoi në shtëpinë e tij pasi kishte dy ditë që nuk po lidhej me të, ku më pas gjeti dhe trupin e pajetë të tij”, shkruante ai.
Mediat e huaja kanë publikuar fotot të aktores gjatë varrimit të të birit.
Hymejrën e njohin të gjithë shqiptarët me rolin e saj si halla Maide, në serialin “Fate të kryqëzuara”.





