Aktorja e njohur turke, Farah Zeynep Abdullah ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të bërë pushimet.

E njohur dhe mjaft e dashur për shqiptarët në sajë të rolit si Sura në telenovelën "Kurti dhe Sura", përkrah Kivanc Tatlitug, Farah ka vizituar Sarandën dhe Vlorën.

Dy ditë më parë aktorja postoi në Instagram një foto nga bregdeti i Sarandës ku shkruan: “E dua Shqipërinë", ndërsa të martën publikoi një foto nga Rradhima.