Pak ditë më parë emri i saj u lakua gjatë në media të ndryshme. Kjo për shkak të një lidhje të mundshme të saj me futbollistin e ekipit Kombëtar, Taulant Xhakan. 

Deri më tani përveç fotove të publikuar në revistën ‘Bluetooth’ ku çifti dukej shumë pranë njëri-tjetrit, asgjë tjetër nuk është sqaruar. 

E ftuar në ‘Procesin Sportiv’ mbrëmjen e djeshme, Anais e pyetur rreth lidhjes së saj me Xhakën ka thënë se nuk do të përgjigjet as po e as jo.

“Ku ka zë s’është pa zë”, është shprehur ajo. Ndërkohë Anais Lika është aktore e trupës ‘E Diell’ në Top Channel.