Së fundmi, Jennifer Lawrence ka marrë pjesë në shfaqjen e Netflix-it, “Don’t Look Up LA Tastemaker” në Ross House në Los Angeles, Kaliforni. Ajo u shfaq për herë të parë në një ngjarje publike me barkun e rrumbullaksour. Aktorja kishte veshur një fustan të shkurtër të gjelbër, me mëngë të gjata dhe gysmëgolf. Flokët e gjata bionde i kishte lënë të lëshuara, ndërsa veshjen e kishte kombinuar me një palë këpucë me takë në ngjyrë rozë me rripa.
Lawrence iu bashkua në skenë Leonardo DiCaprio-s, Meryl Streep dhe regjisorit, shkrimtarit dhe producentit Adam McKay pas shfaqjes së filmit. Filmi u shkrua nga Taura Stinson, Ariana Grande dhe Scott Mescudi, i njohur si Kid Cudi.
Aktualisht aktorja është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin e saj Cooke Maroney. Shtatzënia e saj u konfirmua në shtator dhe Jen ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes së mediave këtë periudhë.