NEW YORK, 14 maj 2013– Aktorja Mira Sorvino apeloi komunitetin ndërkombëtar të mos tolerojë edhe më tej trafikun me qëniet njerëzore, të cilin e quajti skllavëri.

Fituesja e çmimeve Academy Award mbajti një fjalim emocianoal në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për çështjet e trafikut të qënieve njerëzore, në cilësinë e Ambasadores së Vullnetit të Mirë të këtij organizmi.

"Njeriu është një kafshë brutale. Mizoria jonë dhe përdorimi i inteligjencës për të dominuar dhe shfrytëzuar të tjerët e llojit tonë, nuk krahasohet me asgjë të ngjashme në botën natyrale", theksoi Sorvino në fjalën e saj. Gjithashtu, e ajo e quajti ekonominë e tregut të lirë "një term të gabuar".

Sorvino ka fituar çmimin Oscar për Aktoren më të mirë mbështetëse në vitin 1995 për rolin e saj në "Mighty Aphrodite." Aktorja e edukuar në Harvard ka qenë ambasadore e Vullnetit të Mirë për OKB-së që prej vitit 2009.