Aktorja Olta Gixhari për shumë kohë nuk është bërë pjesë e medias rozë sa i përket jetës së saj private. 

Prej lidhjes së saj të fundit me partnerin disa vite më të vogël se ajo, nuk u dëgjua më të përflitej për një raport dashurie.

Aktorja ka vendosur të bëjë nje udhëtim drejt Parisit. E veshur me të kuqe dhe me një gotë verë në dorë, Gixhari ka krijuar një situatë shumë romantike.

Ajo nuk ka dhënë detaje nëse krah saj është dikush special. Mjaftojnë këto foto që të ngrenë dyshimet.

Aktorja seksi krah postimit të saj ka preferuar të theksojë datën e udhëtimit, si të shënonte diçka shumë të rëndësishme për jetën e saj.