Kanada, 2 qershor 2014 – Vajzat e reja me bukuri të dukshme e histori nga mbrapa, prej kohës i kemi parë t’i hyjnë politikës. Deri më sot, asnjëra prej tyre nuk kishte CV-në e Nikki Benz, aktore pornografike e famshme.
Është pikërisht ajo anëtarja më e re në garën për të paren e qytetit të Torontos. Nikki është njëra nga 55 kandidatet, të cilat do të mundohen të ulen në karrigen kryesore të Torontos.
“Ndërrojeni Fordin me Benzin” është slogani i veteranes 32-vjeçare të pornografisë, e cila në bagazhin e vet deri më tani ka 217 filma për të rritur. Kandidimi i saj promovohet edhe nën sloganin “Kandidatja më seksi për prefekten e Torontos”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





