Lidhja e ngushtë që aktorja e njohur e humorit Rita Lati ka me të bijën, dihet nga të gjithë pasi nuk ngurojnë ta shprehin në çdo dalje të tyren.
Por edhe pse me një mardhënie të tillë, ka disa gjëra që Rita nuk ia toleron të bijës, moderatores Roza Lati, si për shembull një tatuazh të ri për këtë të fundit.
Ka qenë Roza e cila ka publikuar në Instastory bisedën me të ëmën, e cila i jep "ultimatumin" moderatores çapkëne, se nëse do të ndodhte gjë do ta mohonte si fëmijë.
“Kuptimi i gjësë. Mos do të bësh ndonjë zhargavinë tjetër, të kam mohuar s’kam fëmijë. Mendohu mirë. Viiiz”, i ka shkruar Rita.





