SHBA, 16 dhjetor 2013  – E lindur në vitin 1984 në Tiranë, Breanne Benson tashmë është inkuadruar shumë mirë në industrinë e nxehtë amerikane, saqë është një nga emrat më të kërkuar atje. Vajza me origjinë shqiptare, emri i së cilës ende nuk dihet saktësisht, shfaqet në filma erotikë ku përdor preudonime të ndryshme. Pasi ka mbaruar shkollën e lartë, ajo filloi studimet për Psikologji dhe seksologji humane. Pasi mbaron studimet asaj fillojnë t’i vijnë oferta të ndryshme, fillimisht me fotosesione të nxehta e më pas edhe xhirime erotike. 
Fotosesionin e parë e ka pasur me Tanya James te fotografi Tony Pounds. 

Ndërsa filmi i parë me Tanya-n, një aktore e njohur pornoje, ka qenë ‘’Cockless 23’’. Duke menduar se kjo industri e filmave nuk është shumë e popullarizuar, Breanne vendosi të xhirojë dhe të tjerë deri në momentin kur zbulohet nga një shoqe e shkollës, e cila e kishte parë atë te një faqe online, teksa shoqja e saj i tregon motrës së Breannes. Ishte viti 2003 kur filloi me fotosesione të nxehta për të filluar më pas xhirime vetëm në fund të vitit 2004. Më pas, ajo fillon punën si striptiz girl nëpër clube në Amerikë. 

Rrikthehet në xhirimin e videove në vitin 2009, kurse në nëntor të atij viti ajo vendos të xhirojë skenat e para të nxehta me meshkuj. Në fillim të vitit 2010 ka qenë femra e parë e kësaj industrie që ka xhiruar film erotik në 3D në Las Vegas. Siç duket, skenat me femra atë e tërheqin më shumë, kështu që po të futesh në faqen e saj online, sheh më shumë foto me femra sesa me meshkuj.

/panorama plus /