Daja i Xhuljeta Çunit: Vajzën na e vrau dy herë dora e krimit të shtetit

11/06/2018 - 22:56

   Daja i 19-vjeçares, Xhuljeta Çuni, është shprehur se gocën e vrau dora e krimit, por dy herë e vrau dora e krimit të shtetit. Ai tha se goca është paraqitur në polici për të bërë kallëzimin ndaj Xhafer Matës.

Daja deklaroi se në komunikatën e policisë, kjo e fundit është shprehur se Xhafer Mata ka qëlluar për vdekje ish-bashkëshorten.

Ai tha se Xhuljeta nuk ka qenë i martuar me Xhafer Matën, por as e lidhur me të.

INTERVISTA ME DAJËN E XHULJETA ÇUNIT:

Ju kishit dijeni si familjarë për kallëzimin?

DajaTre ditë para vrasjes është njoftuar motra nëpërmjet telefonit nga shefi i zonës dhe i ka thënë që goca juaj ka bërë një denoncim në polici.

Pra, i bie data diku 4 ose 5 Qershor. Kallëzimi është bërë më datë 7 Maj.

Daja:dhe i ka thënë që mos ki merak se këtë punë e kemi ne në dorë. Që gocën nuk e gjen gjë. Nuk rrezikohet. Por faktet treguan që gocën na e vrau dora e krimit, por na e vrau dy herë dora e krimit të shtetit.

Përse?

DajaSepse këtu tek ne nuk zbatohet ligji. Për arsye se goca është paraqitur sipas procedurave ligjore, në një moshë 19-vjeçare ajo pranon që të bëjë një kallëzim në polici. Dhe asaj nuk iu mor parasysh ankesa. Ne nuk kemi pasur asnjë dijeni, për arsye se goca ka qenë shumë e vetëbesueshme ndaj vetes. Për të mos mërzitur më tepër familjen.

Si e konsideroni rastin e kallëzimit dhe trajtimit nga ana e shtetit?

Daja: Në këtë rast, shteti e ka vrarë për së dyti se as nuk ka marrë parasysh ankesën e gocës dhe e dyta e ka mbingarkuar me thashetheme nga të gjitha llojet, ka marrë dëshmi të rreme.

Vajza ka qenë ish e dashura e Xhaferit, se kemi një kallëzim tjetër më të çuditshëm. Më datë 21.05, Xhafer Mata është paraqitur në komisariatin Nr.3 dhe ka bërë kallëzim sikur ish-bashkëshortja Xhuljeta Çuni i ka marrë një sasi Paundësh.

Daja: Xhuljeta Çuni ka dy vjet që punonte edhe në punë edhe në shkollë. Deri në orën 14:00 shkonte në shkollë, nga ora 14:00 shkonte në punë. Pas kthimit nga puna deri në orët e vona, mësonte e studionte. Nga borxhet që i ka marrë, ka një dokument ai që ka bërë denoncimin ligjërisht për ta vërtetuar që i ka marrë borxh? Dhe në prezencë të kujt ia ka dhënë këtë borxh? Të gjithë këto thashetheme, në prezencë të kujt dëshmie janë marrë? Dhe ku janë faktuar që një gocë 19-vjeçare t’i marrë borxh një 31-vjeçari, i cili ka ndarë dhe gruan me një fëmijë? Është jo një abuzim, por është një vrasje e dyfishtë. Plus vrasjes së parë. E kanë cënuar në moral. Këtu ka rënë i gjithë shteti.

Çfarë kërkoni ju? Cili është apeli juaj?

Daja: I bëj apel shtetit që të dalin të gjithë personat që kanë abuzuar për trajtimin e këtij rasti. Dhe rasti jonë, do bëjmë durim se s’kemi çfarë të bëjmë tjetër për të shpëtuar jetë të tjera. Edhe ligjërisht do ta ndjekim. Edhe kërkojmë nga të gjitha instancat shtetërore, nga të gjitha mediat që kanë transmetuar rastin, të kërkojnë një ndjesë publike për të pavërtetat e ngarkuara mbi fëmijën tonë, mbesën tonë. E lindi Zoti, ia dha Zoti fizikun, ia morën jetën në lule të rinisë për mungesën e shtetit.

Në rast se ju do ishit vendosur në dijeni, do kishit parandaluar këtë krim?

Daja: 99% e krimeve po të vendosen në dijeni dhe po të jenë strukturat e shtetit, do ishin parandaluar. /tvklan.al

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatës ditës së hënë, AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) ka informuar të gjitha subjektet e regjistruara si portale

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, shkarkimin e menjëher

Pas dëshmisë në video të Fredi Alizotit, se ai ishte çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me makinë nga drejtori i Policisë së Shtetit

Qeveria shqiptare do të ndalojë importin e automjeteve të prodhuara para 10 vitesh, por ekspertët thonë se ai duhet të shoqërohet me një

Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur të rrepit, Stresi, ka paditur në Gjykatën e Tiranës deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Bal

Forcat e Armatosura kanë shuar plotësisht zjarrin që përfshiu malin e Taraboshit në Shkodër pasditen e djeshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu do të merret në pyetje për rastin “Babale”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi.

16 tetori në familjen Hoxha është një ditë e shënuar pasi konsiston me 110-vjetorin e lindjes së diktatorit Enver Hoxha.