E diel e zakonshme në plazhin e Currilave! Megjithëse shifrat e të infektuarve të rinj me Covid-19 po shtohen frikshëm në mbarë vendin,  durrsakët duket se nuk ja kanë shumë frikën pandemisë.

Këtë të diel, pushuesit në vijën bregdetare të lagjes nr.1, kanë qenë të shumtë në numër, të cilët konstatohen duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit, pa respektuar distancat fizike, pavarësisht apelit të përditshëm të instancave shëndetësore për respektimin e rregullave të vendosura.

Imazhet e sotme të rikthejnë pas në kohën kur koronavirusi nuk ekzistonte dhe të gjithë kryenin aktivitetet e tyre pa pasur frikën e infektimit në komunitet…