Suksesi i vëllezërve Lekli nga Durrësi, kompania e tyre në Itali përzgjidhet në "PMI DAY" (VIDEO+FOTO)

28/01/2020 - 15:00

Nga Italia, historitë e suksesshme të shqiptarëve si një dëshmi e integrimit të plotë të tyre në vendin fqinj, nuk janë të pakta.

E një ndër to është padyshim rasti i 4 vëllezërve durrsakë, të cilët me punë, vullnet e ambicie për t’u ngritur lart në tregun ndërkombëtar, kanë arritur sukses me firmën e tyre.

“SIL Impianti Industriali” në Bergamo, në pronësi dhe menaxhim të vëllezërve Lekli nga Durrësi, ishte një ndër kompanitë e përzgjedhura për “PMI DAY 2019” (“Dita Kombëtare e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme”), duke kurorëzuar kështu evidentimin e vlerave dhe profesionalizmit të tyre.

Gjashtë mijë studentë të përfshirë dhe 120 kompani ishin shifrat e “PMI DAY 2019”, të paraqitura në selinë e “Carobbio Officine Tecnologia Lamiere” në edicionin e saj të dhjetë. Nga 120 kompani italiane, vetëm 6 prej tyre u përzgjodhën për realizimin e kronikës nga Komiteti i Konfindustrisë. Në to bën pjesë edhe kompania e durrsakëve, “SIL”.

Videoja - minuta 01:11

Çfarë është “PMI DAY”

*“Dita Kombëtare e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme” i adresohet të rinjve në shkollat ​​e mesme, të cilët po përgatiten të zgjedhin fushën ku do të vazhdojnë studimet. Qëllimi është që të njihen me aktivitetet kryesore të prodhimit dhe shërbimit të zonës dhe profilet profesionale më të kërkuara, e të kontribuojnë në një orientim më të vetëdijshëm.

Tema e këtij viti ishte “elasticiteti”, domethënë aftësia për të përballuar vështirësi në një mënyrë pozitive dhe për të evoluuar duke kapur mundësi të reja, një temë që shqetëson rreptësisht gjithë botën e biznesit, veçanërisht në periudha shumë të ndryshueshme, siç është sot.

Suksesi i vëllezërve durrsakë në Itali

Shumë vite më parë, Amarildo, Elvisi, Klaidi dhe Florenci, emigruan drejt Italisë si mijëra shqiptarë të tjerë, pa ditur se çfarë do t'iu rezervonte toka e huaj.

Në një komunikim me “DurrësLajm”, administratori i “SIL Impianti industriali”, Klaid Lekli, tregon më shumë rreth kompanisë që drejtohet nga familja, ku secili punon sipas direksionit përkatës.

“Një nga pikat e forta të “Sil” ka qenë dhe është ende bashkimi i aftësive të ndryshme të 4 vëllezërve. Kompania aktualisht ka 18 punonjës (përfshirë drejtuesin)”, thotë ai.

“Sil” është një kompani e re; ku bërthama e parë lindi në 2013-n në Verdello. Për t’iu garantuar klientëve të saj mbështetje teknike të kualifikuar që synon të zvogëlojë kostot e tyre të brendshme, drejuesi vendosi të ndërmarrë një hap të madh duke ofruar në treg shërbime teknike shtesë, dhe duke hapur kështu një njësi të re prodhimi në Dalmine në vitin 2016.

Por aspiratat e tyre për të zgjeruar biznesin nuk ndalen këtu, nisur nga kërkesat gjithnjë e në rritje të tregut ndërkombëtar.

Klaidi tregon se: “Aktualisht jemi duke menduar të ndërmarrim një hap të mëtejshëm duke vlerësuar mundësinë e kalimit në një kapanon me hapësirë më të madhe”.

Ne operojmë në sektorin e përpunimit të metaleve (pajisjet e rrëshqitjes dhe presionit). Nuk merremi me pjesën inxhinierike (ne nuk hartojmë vizatimet), por prodhojmë zgjidhje të personalizuara në emër të palëve të treta. Sektorët kryesorë janë: rikuperimi i CO2, petrokimikët, biogazët, kimiko-farmaceutikë”, shpjegon administratori i kompanisë, duke rreshtuar kështu mbiemrin Lekli, krahas shqiptarëve të tjerë të suksesshëm në Itali.

Stela Likmeta

(Fotot më poshtë nga aktiviteti dhe impiantet që realizon kompania "SIL")

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtyhet afati që kanë qytetarët për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugo

Rreziku nga koronavirusi ka anuluar pa afat Komisionin e Venecias. Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars, dhe komisioni do

Moti i keq i dy ditëve të fundit “shërbeu” për të depozituar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës grumbuj me leshterikë, të cilët ju mbive

Në orën 18.00 të së premtes përfundon afati për të aplikuar tek platforma online e rindërtimit “Shtëpia ime”.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas thirrjes së ambasadës amerikane që shtetasit amerikanë të kenë kujdes më datë 2 mars,

Gjatë muajit janar 2020, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 304 mijë tonë mallra të ndryshme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri i ka bërë apel qytetarëvet të saj të bëjnë kujdes ditën e hënë kur pritet të mba

Pas lajmit për arrestimin e botuesit dhe analistit Henri Çili, ka reaguar me një qendrim të unifikuar Profesorati i Universitetit Europia

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Twitter” pas publikimit të informacioneve nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Sh