Kur Durrësin e ndotim vetë ne!

14/08/2019 - 11:41

Prej gati dy javësh, bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një aksion të gjerë pastrimi në të gjithë territorin. Grumbuj të mëdha me mbeturina, të akumuluara prej kohësh janë larguar nga zona të caktuara, por prapë se prapë, situata, megjithëse ka përmirësim, nuk është ende pranë imazhit që një qytet turistik duhet të përcjellë tek turistët dhe vizitorët. Pamjet që po publikon “DurrësLajm” janë nga rruga që të çon në Porto Romano, pranë varrezave të reja. Ndërsa e gjithë rruga është e pastër, hapësira pranë kazanëve të mbeturinave është e tejmbushur. Nuk janë mbeturina urbane që kanë mbetur pa u tërhequr nga makinat e Ndërrmarrjes së Pastrim Gjelbërimit, por janë kryesisht veshmbathje të hedhura në mes të trotuarit, pranë koshave. Pamja që të ofrojnë nuk ka nevojë për koment.

Që një qytet të mbahet i pastër nuk ka nevojë për një ushtri fshesarësh dhe makina që terheqin mbeturinat çdo orë. Pikë së pari ka nevojë për ndërgjegjësimin e gjithsekujt për të mbajtur pastër ambientin ku jetojmë. Sa prej nesh kanë qenë dëshmitarë të hedhjes së qeseve me mbeturina nga katet e larta të pallateve. Sa prej nesh kanë gjetur qese me mbeturina pranë ashensorëve apo vendpushimeve të shkallëve. Në zonën e plazhit kam parë me sytë e mi sa herë hyrjen e pallatit të mbushur me qese mbeturinash të hedhura aty kapicë nga qiraxhinjtë.

Nëse sapo kemi mbaruar punët e shtëpisë një anëtar i familjes derdh gjëra përdhe dhe nuk i fshin, shtëpia do duket pis. Ashtu ndodh edhe me qytetin. Edhe pse pastrohen kazanët, edhe pse kanë nisur të lahen rrugët e qytetit, Durrësi nuk do të jetë asnjëherë i pastër mjaftueshëm përsa kohë nuk kontribuojmë të gjithë bashkë për ta mbajtur pastër.

Problematikat e pastrimit të qytetit në Durrës janë të mbartura prej vitesh. Në zonat periferike mungojnë kazanët, kanalet e ujërave të larta janë kthyer në vend depozitimi mbeturinash urbane, shpesh ata që sigurojnë jetesën me mbledhjen e kanaçeve e shisheve plastike “kontribuojnë” për ndotjen e ambientit rreth kazanëve; zonat turistike mbulohen nga mbeturinat e lëna aty nga vetë qytetarët që dalin aty për piknik etj, etj.

Pikërisht pse ka kaq shumë problematika të mbartura, zgjidhja e problemit do kërkojë kohë. Por më shumë sesa burime njerëzore, ka nevojë për ndërgjegjësim dhe vullnet të mirë për të mbajtur pastër ambientin në komunitetin ku jetojmë, në rrugën apo lagjen ku banojmë. Nëse ndërgjegja qytetare do nisë të zhvillohet, Durrësi mund t’i afrohet gjithnjë e më shumë atij imazhi që duam të gjithë.

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtyhet mbledhja e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës që ishte parashikuar për të premten në 25 shtator.

Moti i keq pritet të përfshijë gjirin e Durrësit nga e premtja e kësaj jave deri të hënën e javës së ardhshme. Rrebeshi i parë i vjeshtës

  • Miratohen dy kërkesa për leje për hapje pusesh shpimi

Në Gjykatën Penale të Tiranës është zhvilluar seanca për ngjarjen e 13 shkurtit të 2019-ës, ku Lirie Xhepa u gjet e pajetë në liqenin e S

Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" kanë paralajmëruar se ditën e nesërme se do të mbajnë një protestë rreth orës 10:00

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Gjermania mbështet Shqipërinë me aparatura duke i dhuruar 10 respiratorë të rinj.

Policia e shtetit ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundi sa i përket punës së këtij institucioni në të gjithë vendin.

Mbetet i pakonfirmuar denoncimi i një dite më parë i ish-deputetes demokrate, Albana Vokshi se mësues në gjimnazin "Gjergj Kastrioti", dy