Sot mund të konsiderohet dita e fundit e fluksit të lartë të emigrantëve që kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona. 

Sipas agjencive të udhëtimit sot do të largohen drejtë italisë 2600 persona dhe 600 automjete, ndërsa duke nisur nga nesër numëri i personave që largohen nga shqipëria pritet të jetë shumë herë më i ulët.

Emigrantët shprehen të kënaqur me pushimet që kaluan në vendlindjen e tyre, por shprehin rezerva sa i përketë infrastrukturës rrugore. Një shtetas italian flet me superlativa për natyrën shqiptare, ndërsa e konsideron Shqipërinë, "Zvicrën" e Ballkanit.

Çmimet e larta të biletave ka qenë një nga shqetësimet e emigrantëve, të cilët janë përballur me abuzime të shumta për shkak se gjatë muajit gusht, çmimet e biletave kapën shifra të papërballueshme.