Sot në portin e Durrësit u zhvillua  një vizitë portuale nga grupi i Anijeve të Gatshme të NATOS (Standing NATO Maritime Group 2 SNMG2.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të 10-vjetorit të antarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe forcimit të bashkëpunimit të vendeve antare. Anijet ishin Fregata Holandeze HNMLS EVERTSEN F-805 dhe Freganta Kanadeze HMCS  TORONTO F-333.

Gjatë fjalimit për media që mbajti komandanti Boudewjn Boots, tha:

"Është kënaqësi që ndodhem në Shqipëri dhe është një vizitë speciale sepse ne duam të forcojmë marrdhëniet me Shqipërinë. Prej kohës kur është bërë pjesë e NATOS duhet t'a vizitojmë më shpesh. Me vjen mirë që jemi këtu bashkë me kolegët tanë shqipëtar,   dhe jemi gati të bëjmë çfarë është e nevojshme. Ne po punojmë me bashkëpunëtorë ndërkombëtarë ku dhe Shqipëria është një prej tyre. Gjithashtu dhe stafi është ndërkombëtarë."