Moti i përkeqësuar me rreth 5 ballë dallgëzim në gjirin e Durrësit, ka bërë që 2 tragetet e linjës Durrës – Bari të nisen me rreth 6 orë vonesë nga Durrësi për në destinacion.

Burime nga Kapitaneria, bëjnë me dije për “DurrësLajm” se nisja është bërë në orën 04:25 të mëngjesit për tragetin Bari dhe në orën 04:45 për tragetin Aurelia.

Kurse trageti Rigel VII është nisur në orar nga Bari dhe parashikohet mbërritja në Durrës mëngjesin e sotëm sipas orarit.