Një problem në sistemin TIMS gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ka paralizuar punën në doganën e Durrësit.

Procedura e kalimit është bllokuar për pasagjerët në terminal, të cilët kanë dalë nga ana e mjeteve ku funksiononte sistemi.

“DurrësLajm” nëson se aktualisht sistemi është rregulluar në terminal dhe është rikthyer normaliteti.

Porti i Durrësit vijon të ketë një fluks të lartë udhëtarësh, kryesisht në dalje, me shqiptarët që jetojnë në Itali dhe po rikthehen pas pushimeve në atdhe.