Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual Durrës njofton se në kalatat e portit të Durrësit vazhdon sot përpunimi i tre anijeve me mallra të ndryshme.

Në Terminalin Perëndimor, po përpunohen anijet tregtare “Volgobalt 236” dhe “Yilmaz Kaptan”, me përkatësisht 3,025 tonë grurë dhe 1,450 tonë ure.

Ndërkaq në Terminalin Lindor, nga anija “Lefkada” po shkarkohen 11,166 tonë qymyr.

Sot paradite në kalatat 2, 4 dhe 6 ka përfunduar përpunimi i tre anijeve të tjera me kripë, melaminë dhe konteinerë.

Në 36 orët e ardhshme pritet të mbërrijnë në port dy anije me xhama e grurë, si dhe çimento.