Punonjësit e Autoritetit Portual Durrës kanë dhuruar vullnetarisht gjak, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Bankën Lëvizëse të Gjakut.

Nën moton “Kush dhuron gjak, shpëton një jetë”, punonjësit e portit i janë bashkuar kësaj nisme për të ndihmuar personat që kanë nevojë për gjak.

Zv. drejtoresha e Përgjithshme e APD-së, Sonila Toska, tha se nëpërmjet aktit human, synohet sensibilizimi i qyetarëve për të dhuruar vullentarisht gjak, si dhe për t'iu ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë.

Dhurimi i gjakut u realizua në kushte optimale higjenike, në prani të stafit mjekësor të kualifikuar ku çdo dhurues i’u nënshtruan matjes së tensionit arterial, temperaturës dhe nivelit të hemoglobinës për të përcaktuar gjëndjen shëndetsore para dhurimit.

Pas dhurimit vullnetar të gjakut “Banka e Gjakut”, do të pajisë çdo dhurues me Kartelën e Rezultateve të analizave të gjakut që përfshijnë disa të dhëna kreyesore, si (grupin e gjakut dhe rezusin, kolesterolin, proteinat totale, Hepatitin B dhe C, Hiv1, Hiv2 etj.). 

Dhurimi vullnetar i gjakut nga punonjësit e APD-së tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme, duke ju përgjigjur nevojës që ka për dhurues vullnetarë, kryesisht për personat që vuajnë nga Talasemia.