Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit, Sokol Sula, ka fituar konkursin që u zhvillua për drejtor të Sigurisë Portuale.

Nga konkursi, u shpall fitues Sula, i cili më parë ka qenë kreu i degës së Partisë Socialiste në Manzë, si dhe ka qenë kandidat për deputet i PS-së.