Procesi i numërimit të votave në Durrës, me kalimin e orëve po projekton gjithnjë e më qartë dy mandate të LSI-së dhe mbetjen jashtë të Agron Dukës, i përfshirë në vend të 5-të në listën e PD.

E ndërsa në kampin e LSI-së po përgatiten të festojnë mandatin e dytë, që e marrin për herë të parë në Durrës, krushqia Koka-Duka është e ndarë mes festës dhe mërzitjes që shkakton humbja.

Me votat e rrëmbyera nga Koka dhe LSI nga elektorati i djathtë për fitimin e mandatit të dytë, i hoqën shansin Dukës, të fitojë një tjetër mandat deputeti.

Ngushëllimi i Dukës në këtë rast është se të paktën kunati i tij do të jetë në legjislaturën e ardhshme parlamentare. 

M.B.