Mbrëmjen e sotme, në afërsi të Maminasit, në autostradën Tiranë-Durrës, 10 makinave u janë çarë gomat.  Videoja është publikuar nga Jetaoshqef dhe është xhiruar nga një drejtues mjeti që denoncon problematikën në fjalë.

“Kjo eshte Shqiperia qe duam dhe qeveria qe se rruan”,- shkruan ndër të tjera denoncuesi.

Postimi i JOQ:

"Pershendetje JOQ
Jemi mbi 10makina qe kemi bere gome ktu sa kalon Maminasin ne drejtimin Tr-Dr.
Kjo eshte Shqiperia qe duam dhe qeveria qe se rruan 
Nese e gjykoni te arsyeshme postojeni jo se do sensibilizohet ndonje por te bejne kujdes shoferet e mjeteve."