127 raste të reja me Covid-19 në vend, 15 të infektuar në Durrës

06/08/2020 - 16:19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 persona janë konfirmuar pozitivë.

Mësohet se shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

NJOFTIMI I PLOTË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të Covid19:

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.

Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e Covid19.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Ndërkohë u rikujtojmë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 të zbatojnë rregullin e karantinimit të detyruar dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore dhe vë në rrezik jetën e të tjerëve.

COVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)

  • Testime totale 44295
  • Raste pozitive 6016
  • Raste të shëruara 3155
  • Raste Aktive 2673

Humbje jete 188 (Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 1477
  • Durrës 344
  • Shkodër 232
  • Fier 99
  • Vlorë 97
  • Kukës 90
  • Lezhë 86
  • Korçë 85
  • Elbasan 53
  • Berat 44
  • Dibër 34
  • Gjirokastër 32

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një tjetër pallat i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit u shemb sot në Durrës.

Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Artan Broci, avokati i zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi thotë se do të apelojë vendimin e pezullimit të klientit të tij nga detyra.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme disa zona në Durrës do të kenë shkëputje të energ

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është paraqitur pak më parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për të apeluar vendimin e shkallës së

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e djeshme të punësojë 1 mijë mësues shtesë, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19

Këtë të enjte territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, të cilat më të dukshme do të j

Komisioni i Pavarur i Apelimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Prokurosisë së Durrësit, Ferdinand Elezi.

Ministri Blendi Klosi ka bërë një deklaratë ditën e sotme, që le të themi ka ngritur shumë pikëpyetje në publik.