Gati 40 persona vazhdojnë të qëndrojnë mes kufirit shqiptaro-grek në Kapshticë. Mësohet se emigrantët shqiptarë të cilët kanë mbërritur në kufi, nuk lejohen të hyjnë në territorin shqiptar pas mbylljes së kufirit.

Sipas të dhënave, ata nuk kanë autorizim nga konsullata apo Ministria e Jashtme çka ka bërë që autoritetet të mos lejojnë kalimin e tyre. Mes personave ka gra burra dhe të moshuar.

Një pjesë e tyre qëndrojnë aty që mbrëmë, ndërsa disa të tjerë iu janë bashkuar sot.