Një shqiptar nga Fieri, 44-vjeçar, ka ndërruar jetën më 1 prill në qytetin e Kavadarit në Maqedoninë e Veriut. Por vetëm sot, pas 8 ditësh, autoritetet në vendin fqinj kanë dhënë lajmin që shqiptari ka vdekur nga COVID-19.

Sipas mediave vendase, shqiptari punonte në ndërtim dhe ishte gjetur i pajetë në banesën e tij. Ai qëndronte aty bashkë me disa shqiptarë të tjerë të cilët tashmë janë izoluar.

Po sipas medias vendase, personi emri i të cilit nuk bëhet i ditur nuk ka qenë i sëmurë dhe po kështu nuk ka pasur shenja dhune kur është gjetur i pajetë në banesë. 

Ndërkohë që edhe familja e tij në Fier thuhet se është e prekur nga koronavirusi.