6 pjesëmarrës në dasëm janë helmuar nga ushqimi në një lokal në Shijak.

Policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit Dh.K. 57 vjeç, pronar i lokalit ku u helmuan dasmorët.

Sipas të njëjtave burime, shtetasit  E.J, E.J, Dh.J, T.J, Q.K e B.C, vjeç 55, 32, 42, 49,  57, 43, banues në Durrës, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.