613 kg kokainë në Durrës/ Sekuestrohen pasuritë e grupit

Postuar: 12/07/2018 - 20:44

   Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snow” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kjo e premte nga MeteoAlb parashikohet me kthjellime të cilat do vijojnë në zonat bregdetare, ndërsa në zonat Qëndrore dhe zonat Jugore p

   Studiuesja e njohur amerikane mbi trashëgimitë kulturore, dr.

   Trafik tejet i ngarkuar në autostradën Durrës-Tiranë, nga Durrësi deri te Mbikalimi i Fllakës.

   Në Durrës, numri i lindjeve në maternitet ka mbetur konstant gjatë tre viteve të fundit.

   Moti ndryshon duke filluar nga java e ardhshme.

   Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu hyri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth orës 17:00.

   Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se negociatat Athinë – Tiranë janë bllokuar për shkak të rezervave të presidentit

Raportet pozitive nga institucionet e drejtësisë dhe një kontratë pune me kompaninë e bashkëshortes së tij i hapën rrugën vendimit të lir

Tre nga 10 prokurorët, për të cilët kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi hetimin disiplinor janë transferuar nga Prokuroria e Krimeve të Rë