Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon për situatën epidemiologjike në vend ku 24 orët e fundit ka 74 raste të reja dhe 2 humbje jete. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv, mes tyre dhe mosha të reja

Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19.  Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82-vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga bizneset dhe qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe higjienës personale. 

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)

  • Testime totale         29669
  • Raste pozitive          3038
  • Raste të shëruara     1744
  • Raste Aktive         1213
  • Humbje jete         81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                477
  • Durrës                221
  • Shkodër            167
  • Vlorë                 115
  • Lezhë                 63
  • Fier                    49
  • Korçë                 30
  • Elbasan              25
  • Kukës                24
  • Berat                  16
  • Gjirokastër        15
  • Dibër                 11