Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19.

Mësohet se, në 24 orët e fundit janë kryer 2.256 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 131 testime janë kryer për arsye depistimi, nga ku kanë rezultuar pozitivë 782 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

  • 315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë,
  • 31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër,
  • 23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë,
  • 18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin,
  • 10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe,
  • 7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat,
  • 5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar,
  • 1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.

 Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë.

 Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

 COVID-19 – Statistika (03 Dhjetor 2020)

  • Raste të reja ditore                         782
  • Të shëruar ne 24 orë                      572
  • Të shtruar në spitale                       480
  • Humbje jete në 24 orë                  13
  • Testime ditore                                2.256
  •  Testime totale                    197.062
  • Raste pozitive                      40.501
  • Raste të shëruara                20.484
  • Raste Aktive                           19.165
  • Humbje jete                           852

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 10282
  • Durrës  1320
  • Elbasan  794
  • Fier  1455
  • Korçë  982
  • Vlorë  953
  • Shkodër  844
  • Lezhë  742
  • Berat  649
  • Kukës  397
  • Dibër  213
  • Gjirokastër  534