Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 795 raste të reja me koronavirus dhe 17 humbje jete, shifra më e lartë ditore e jetëve të humbura nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Nga këto shifra, numër rekord të infektuarish është regjistruar në Durrës plot 58 ndërsa një ditë më parë qyteti bregdetar nuk kishte asnjë rast. Fatkeqësisht 4 persona nga Durrësi humbën betejën me virusin e rëndë.

NJOFTIMI I PLOTË

Në 24 orët e fundit në vend, janë kryer 2.352 testime, prej të cilave 320 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 795 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur ngrumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (23 Nëntor 2020)

  • Raste të reja ditore                          795
  • Të shëruar ne 24 orë                      388
  • Të shtruar në spitale                       439
  • Humbje jete në 24 orë                  17
  • Testime ditore                                  2.352
  • Testime totale                  175.200
  • Raste pozitive                         33.556
  • Raste të shëruara                16.230
  • Raste Aktive                           16.610
  • Humbje jete                            716

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë    8463
  • Fier                        1257
  • Durrës 1222
  • Korçë    934
  • Shkodër               885
  • Elbasan 804
  • Vlorë     834
  • Lezhë    689
  • Berat     527
  • Gjirokaster 469
  • Kukës    375
  • Dibër 151