Një 84-vjeçare ka lënë sot spitalin Infektiv pasi është shëruar nga COVID-19.

Lajmin e jep ministrja Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook, ku shkruan se gjatë 24 orëve të fundit janë kthyer në shtëpi 8 pacientë duke e çuar numrin në total 154.

“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga #COVID19

8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit 

Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19″, shkruan ministrja.

Në vendin tonë janë regjistruar 400 të infektuar nga koronavirusi, 22 viktima dhe 154 të shëruar.