Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 13:00 në afërsi të zonës së Plepave në Durrës.

Tre makina janë përfshirë në aksident, përplasja e të cilave me njëra-tjetrën ka qenë e fortë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë nga ky aksident, ndërkohë që sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se vetëm një person është transportuar në spital për të marë ndihmën e nevojshme mjekësore, raporton “DurrësLajm”.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale tek të tria automjetet e aksidentuara, ndërkohë që forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje, po punojnë për zbardhjen e rrethanave.