Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, pasditen e djeshme është përfshirë në një aksident në Maqedoni ku ka mbetur i lënduar.

Në një prononcim për gazetën “Panorama”, ai bën të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i shtruar në spital. Sipas tij, aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës. Arben Ahmetaj udhëtonte me një mjet tip Range Rover, i cili është përmbysur (shih fotot).

Në aksident janë përfshirë ish-ministri i Financave, një autobus dhe dy makina të tjera, ndërsa janë plagosur 14 veta.