Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar sot vëzhguesit dhe përkthyesit e ambasadave të huaja që ndodhen në Tiranë dhe që do të ndjekin nga afër votimet e 30 qershorit për bashkitë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të monitorojë votimet me të paktën 20 vëzhgues dhe 19 përkthyes.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka caktuar 4 vëzhgues dhe 3 përkthyes për 30 qershorin, po ashtu edhe Ambasada e Italisë ka akredituar 4 vëzhgues dhe 3 përkthyes.

KQZ ka marrë vendim edhe për akreditimin e dy televizioneve ndërkombëtare, siç është Al Jazeera dhe televizioni austriak, ORT.