Ambasadorja e SHBA Yuri Kim nga Fieri dha një mesazh të rëndësishëm për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se vota është fuqia më e madhe që ka çdo qytetar dhe është kundër kujtdo që tenton ta blejë atë.

Kim theksoi gjithashtu se SHBA nuk mbështesin asnjë parti të caktuar.

“SHBA nuk mbështetin një parti të caktuar, por vetëm të drejtën e popullit shqiptar që të shprehë vullnetin me votë, dhe paralajmërojmë kundër kujtdo që do të mohojë këtë drejtë duke e blere atë.

Votuesit ta mbajnë mend që kanë fuqinë dhe përgjegjësinë. Në Vlorë jam takuar me disa drejtues të shoqërisë civile, që e bën të qartë se në një demokraci ajo ka një rol jetik. Madje me frymëzues ishte kur u takova me votues për here të parë në Fier, dhe u impresionova kur pashë se sa mirë dinin për të drejtat e tyre dhe procesin e votimit. Nuk folëm për votën se ajo është vetiake, por folëm se si do votojnë dhe nga kjo ndihem besim plotë që demokracia është në drejtimin e duhur.

Shpresoj që të rinjtë të ndihmojnë Shqipërinë që të votojnë dhe të vëne Shqipërinë në rrugën e duhur”,- tha ambasadorja Kim.