Ambasadorja Kim thirrje amerikanëve që jetojnë në Shqipëri: Kush do të ikë, nesër është avioni i fundit!

31/03/2020 - 14:01

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka një mesazh të rëndësishëm për qytetarët e saj që ndodhen në Shqipëri.

Përmes një videomesazhi, Kim njofton amerikanët që duan të kthehen në SHBA se nesër do të jetë avioni i fundit, ndërsa i fton ata që të kontaktojnë pranë ambasadës.

"Jam ambasadorja Yuri Kim dhe kam një tjetër mesazh për qytetarët amerikanë në Shqipëri. Javën e kaluar ju thash se kishte vetëm një fluturim komercial në dispozicion. Sot, unë dua t’ju informoj se nuk ka asnjë fluturim komercial që niset nga Tirana. Ka pasur udhëtime me avionë charter dhe i fundit prej tyre, do të niset nesër, në 1 prill. Nëse dëshironi të jeni në atë avion, nëse nuk jeni përgatitur që të qëndroni në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, ju lutem na kontaktoni menjëherë, në mënyrë që t’ju ndihmojmë. Shërbimi për qytetarët amerikanë është këtu për juve, që të sigurohet se ju jeni të sigurtë, të informuar dhe të shëndetshëm, dhe që në rast se dëshironi të ktheheni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa më shpejt të jetë e mundur. Siguria juaj mbetet shqetësimi ynë kryesor. Prandaj, nëse mund t’ju ndihmojmë, ju lutemi që të na kontaktoni menjëherë, që ne të mund t’ju ndihmojmë sa jemi ende në kohë dhe kemi ende një mundësi. Faleminderit dhe qëndroni të mbrojtur!"

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atë që po ndodh në burg, me shqiptarin Aleksandër Luca, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimi

Regjisori Robert Budina nga Kukësi ka thënë se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjihë firmave të peticionit, Aleanca do organizojë

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, bashkia e Durrësit vendosi në fillim të muajit prill që në tregun e fr

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore. Ai t

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar formimin e personave, të cilët ishin pjesë e grupit të punës, të cilët vendosë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një letër publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i kujton kontratën q

Edhe dietologia Blerina Bombaj ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Ramës për të bërë pa makina të dielat nga tetori deri në mars 2

Sot ka filluar puna për riparimin e bankinave në shëtitoren Taulantia në Durrës.