Ambulancë e re në pikën turistike, Manastirliu: Mjekët e familjes protokoll të veçantë për ndjekjen e pacientëve me Covid-19

05/07/2020 - 16:47

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar ambulancën e fshatit Zogaj në Shkodër, e cila është rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore.

“Me programin e 300 qendrave shëndetësore, një nga qendrat e kujdesit parësor të rindërtuara në bashkinë Shkodër është edhe Ambulanca Zogaj, e cila tashmë ofron kushte dinjitoze për stafin mjekësor dhe shërbim cilësor për banorët e zonës”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të kësaj zone kufitare, Ministrja e Shëndetësisë tha se mjekët e familjes po ndjekin me shumë rigorozitet rastet e prekura me Covid19, duke shprehur dhe mirënjohjen për personelin shëndetësore për punën që po bëjnë gjatë kësaj epidemie.

“Janë 1600 mjekë të familjes në gjithë Shqipërinë të cilët po ndjekin dhe monitorojnë rastet me Covid19 të cilët janë me simptoma të lehta apo janë asimptomatikë, duke marrë terapitë përkatëse, me protokolle tashmë të përcaktuara”, tha Manastirliu.

Brenda këtij viti fillojnë punimet për rehabilitimin e 12 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në qarkun e Shkodrës (4 në bashkinë Shkodër, 1 në bashkinë Vau Dejës, 4 në bashkinë Pukë dhe 2 në bashkinë Malësi e Madhe), pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi i është drejtuar me një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit Gram

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kujton të gjithë qytetarët që pikat e kalimit në kufirin Kakavijë dhe në Kapshticë do të jenë t

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të

Të gjithë pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrim

Për herë të dytë brenda situatës së pandemisë politikani dhe sipërmarrësi Agron Shehaj, i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një apara

Ish-deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, po qëndron prej më shumë se një muaj në spitalin "Shefqet Ndroqi" për t'u rikuperuar nga pasojat që i

Interpol Tirana me anë të një deklarate për mediat shprehet se janë ekstraduar drejt Italisë, 9 persona, që janë arrestuar në Shqipëri pë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj, ka postuar disa fotografi ngjethëse, për të treguar rëndësinë që ka respektimi i masave për

Qeveria ka miratuar dhënien e 5,191 pagave shtesë për punonjësit e Transportit Rrugor të Udhëtarëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryem

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka ngritur shqetësimin për situatën në jug të vendit.