Në një kohë kur një pjesë e madhe e qytetarëve të Durrësit janë larguar nga shtëpitë prej faktit se ato janë bërë të pabanueshme apo prej frikës nga tërmetet, ata kanë një apel ndaj policisë.

Të shumtë janë banorët që shkruajnë në redaksinë e DurrësLajm dhe kërkojnë nga policia kontrolle më të shtuara, për të evituar tentativat e elementëve keqbërës për të përfituar nga situata dhe për të hyrë në shtëpitë e banorëve dhe pallatet e braktisura.

Në ditët e kaluara, ka pasur denoncime nga qytetarët, të cilët kanë parë persona të ndryshëm që futen në pallatet e shpallura të pabanueshme për të marrë gjithçka me vlerë që mund të kenë lënë aty pronarët e apartamenteve.