Këshilltari Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj është pezulluar nga detyra.

Vendimi i botuar në Fletore Zyrtare e Republikës së Shqipërisë është marrë më 3 dhjetor dhe mban firmën e zv.kryeministrit, Erion Barçe, për arsye që ende nuk dihen.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare:

VENDIMNr.766, datë3.12.2019PËRPEZULLIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Nëmbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe tëpikës1,  të  nenit  47,  të  ligjit nr.8269,  datë 23.12.1997, “Për Bankën  e  Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.

Propozimin Kuvendit të   Republikës   së Shqipërisë për shkarkimin  e z.  Arben  Malaj  nga detyra  e  anëtarit  të  Këshillit  Mbikëqyrës  të  Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËRErion Braçe.