Arrestimi i Edmond Begos, policia: Nuk ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare

20/08/2018 - 18:27

   Edmond Bengo nuk ka qenë në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Është ky konfirmimi i Policisë së Shtetit, e cila ka reaguar për herë të parë që pas arrestimit të tij nga policia greke.

Në njoftim për mediat, Policia e Shtetit sqaron se Edmond Bego “nuk është në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar nga autoritetet policore shqiptare për llogari të ndonjë shteti tjetër”.

Po ashtu, policia jep detaje edhe të arrestimit të tij në vitin 2009.

“Sqarojmë se më herët, shtetasi Bego është arrestuar në datë 24 dhjetor 2009 në Tiranë për llogari të drejtësisë në Itali, me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar në vitin 2009, nga Gjykata e Apelit të Torinos.

Nga Prokuroria e Përgjithshme në datë 11 shkurt 2010 në Policinë e Shtetit ka ardhur kërkesa për njohje e vendimit penal italian nr.1735, datë 22 prill 2008, i formës së prerë të vitit 2009 dhënë nga Gjykata e Apelit Torino, Itali”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, ka rezultuar se Edmond Bego ka kryer lëvizje të shpeshta jashtë vendit që prej vitit 2013.

“Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, shtetasi në fjalë ka dalje dhe hyrje nga territori shqiptar nga vitet 2013 deri në vitin 2018, edhe drejt Italisë. Ai në territorin italian ka hyrë 3 herë në vitin 2017, dhe në datë 13 korrik në vitin 2018. Bego në datë 8 gusht 2018 ka dalë nga PKK Qafë Botë drejt territorit grek, siç ka bërë edhe më herët në vitet 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018, në disa raste në mënyrë të përsëritur”, vijon Policia e Shtetit.

Reagimi i Plotë i Policisë së Shtetit:

Për dy ditë me rradhë ka një debat publik, lidhur me ndalimin e shtetasit Edmond Bego në Greqi. Pas verifikimeve të kryera, Policia e Shtetit sqaron se në dosjen e Kërkimit dhe Arkivës së Interpolit, shtetasi shqiptar EDMOND BEGO, alias MANOLI BEGO, alias SAJMIR SINA, alias BELUL GJATARI, alias Mond BEGA, 48 vjeç, nuk është në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar nga autoritetet policore shqiptare për llogari të ndonjë shteti tjetër. 

Sqarojmë se më herët, shtetasi Bego është arrestuar në datë 24 dhjetor 2009 në Tiranë për llogari të drejtësisë në Itali, me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar në vitin 2009, nga Gjykata e Apelit të Torinos. 

Nga Prokuroria e Përgjithshme në datë 11 shkurt 2010 në Policinë e Shtetit ka ardhur kërkesa për njohje e vendimit penal italian nr.1735, datë 22 prill 2008, i formës së prerë të vitit 2009 dhënë nga Gjykata e Apelit Torino, Itali. 

Me vendimin nr. 807, datë 15 shtator 2010, Gjykata e Lartë në Shqipëri ka bërë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ka dënuar përfundimisht me 4.4 vite burg këtë shtetas. Ai është liruar nga burgu në 24 nëntor 2011, pasi ka vuajtur rreth 1 vit e 11 muaj burgim, me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila mbi bazën e kërkesës së të dënuarit ia konvertoi pjesën e mbetur prej 1.8 vitesh burgim, në liri me kusht. Pas këtij vendimi, Policia e Shtetit nuk ka asnjë mundësi tjetër veprimi. 

Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, shtetasi në fjalë ka dalje dhe hyrje nga territori shqiptar nga vitet 2013 deri në vitin 2018, edhe drejt Italisë. Ai në territorin italian ka hyrë 3 herë në vitin 2017, dhe në datë 13 korrik në vitin 2018. Bego në datë 8 gusht 2018 ka dalë nga PKK Qafë Botë drejt territorit grek, siç ka bërë edhe më herët në vitet 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018, në disa raste në mënyrë të përsëritur. 

Pra, për këtë shtetas nuk ka patur asnjë urdhër tjetër  ndalimi ndërkombëtar përveç urdhërit të ndalimit të ekzekutuar nga Policia e Shtetit në vitin 2009,  që do të vinte në lëvizje Interpol Tiranën dhe Policinë e Shtetit, apo ndonjë kërkesë nga autoritetet italiane dhe misionet e tyre policore në Tiranë, ndryshe nga sa u deklarua nga subjekti politik Partia Demokratike.           

Policia e Shtetit apelon çdokënd t'i drejtohet asaj për informacion të saktë dhe zyrtar, duke shmangur keqpërdorimet për interesa politike të ditës. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E diela me diell, ka bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen zonës turistike të Durrësit, Currilave.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sot dy foto nga zyra e Kongresmenit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar si një kujtim të

Shkon në 40 numri i personave të shoqëruar për veprime të dhunshme gjatë protestës së të shtunës në Tiranë.

Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës.

Tension dhe përplasje edhe në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Protesta e sotme e organizuar nga opozita e bashkuar ka marrë vëmendjen e të gjithëve, e ndërsa disa nga fotot e shkrepura në atë 5 orësh

Protesta e sotme e opozitës së bashkuar solli 16 të lënduar, mes tyre protestues, efektivë të policisë por edhe gazetarë, e ndërsa po ash

Përshkallëzimi i situatës gjatë protestës së opozitës në Tiranë është pasqyruar menjëherë nga Associated Press që flet për një konfrontim

Gjatë protestës së opozitës, një numër i konsiderueshëm gazetarësh, protestuesish dhe punonjës të policisë mbetën të lënduar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka përshëndetur efektivët e policisë që u angazhuan për mbarëvajtjen e protest