Arrestimi i Habilajt, Zagani: U arrestua 'biznesmeni' që me 'djersën' e ballit bëri ca miliona euro"

Postuar: 16/10/2017 - 18:12

Në foto: Moisi Habilaj

   Ish-komisari i policisë Dritan Zagani ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, pas lajmit të arrestimit në Itali të Moisi Habilajt. Zagani aktualisht është azilant politik në Zvicër. dhe e gjithë historia e tij dhe përndjekja që i është bërë në Shqipëri nga ish-kolegët e tij në polici, ka pasur të bëjë pikërisht me Balilajn kushëri i ish-ministrit Tahiri të cilin e hetoi më kot pikërisht për krimin për të cilin e kanë prangosur në Itali.

Ish-eksponenti i policisë në kohën që ka qenë me detyrë në Fier dhe Vlorë ka hetuar për vëllezërit Balilaj, si pjesëtarë të një organizate të fuqishme në trafikimin e drogës. Madje ai arriti të zbulojë dhe denoncojë më vonë, se ata përdornin për qëllimet e tyre edhe vetë makinën personale të Saimir Tahirit, ministër i Brendshëm në atë kohë.

Statusi i plotë i Dritan Zaganit, pas arrestimit të Balilajt në Itali

Arrestohet ne Itali kushuriri i preferuar Moisi Habilaj....nje "bisnesmen" i ndershem nga Vlora qe me "djersen" e ballit keto 4 vite qeverisje te rilindjes rriti fitimet e bisnesit ne ca miliona euro...!

Vite me pare kur une si polic i "korruptuar" u arrestova me urdher te kushuririt te Moisiut, ministrit te asokohe z.Saimir Tahiri,,nga Saja dhe shefi i tija u tha qe une isha nje i arratisur dhe kriminel qe bashkepunoja me trafikantet dhe se kushuriri i shkrete ishte bisnesmen i paster ....!

Çfare te them me teper...jam pa fjale ...vetem pres me ankth si do reagoj Shqiperia ime (shtypi dhe mediat) apo dhe vete shteti im per keto "shpifjet" qe une kam vite e vite qe i hetoja ne cilesine e policit...si dhe i kam deklaruar si fakte te fatkeqesise time para me shum se dy vite ne menyre publike....dhe u shpallen si shpifje nga te gjitha strukturat e shtetit deri te vete lartgjateaia e tije zoti Rama....!

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe shiu, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion rret

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për një 38-vjeçare me iniciale O.D., e cila dyshohet se përmes mashtrimi

Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin e fundjavës, duke raportuar atë që ka ndodhur gjatë natës në aksionet më të fundit të ef

   Gjykata e rrethit Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 38-vjeçaren nga Tirana O.D., që mashtroi shtetasin I.H.

   Njiheshin prej dy vitesh, por brenda kësaj periudhe kohore kishte mundur t’i merrte jo pak por 900 mijë euro.

   Një lëkundje sizmike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

   Një valë "e acartë" do të godasë pjesën më të madhe të Europës, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

   Nordikët, shans i artë për Shqipërinë por që mund të kthehet në vetëvrasje….Kjo do të varet nga mënyra sesi do të menaxhohet situa

   Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq që po bën së fundmi në vend dhe ka shkaktuar problemet e para n

   Moti i keq dhe stuhitë e dëborës kanë përfshirë verilindjen e vendit. Në orët e para, temperaturat zbritën në -4 gradë Celsius.