Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme 

Blutë e Krujës, në vijim të kontrollit të territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.

Gjatë kontrollit në fshatin Picrrakë, Bashkia Krujë, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 300 bimë kanabis sativa.

Autorët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale nuk janë zbuluar ende, ndërsa ka nisur procedimi penal në ngarkim të Kryeplakut të Picrrakës, shtetasit A. H. 27 vjeç, nën akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Po vijon puna për zbulimin e autorëve.