Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2,916 testime për persona të dyshuar me koronavirus, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 qershor 2021)

  • Raste të reja ditore        12
  • Të shëruar në 24 orë      19
  • Të shtruar në spitale      21
  • Humbje jete në 24 orë   0
  • Testime ditore                2,916
  • Testime totale            754,759
  • Raste pozitive             132,449
  • Raste të shëruara        129,826
  • Raste Aktive                  170
  • Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Shkodër       51
  • Tiranë          44
  • Berat             22
  • Elbasan        14
  • Lezhë           12
  • Durrës          7
  • Korçë           6
  • Gjirokastër  5
  • Dibër             3
  • Fier                2
  • Vlorë              2
  • Kukës           1