Zbardhet dëshmia e Plaurent Dervishajt pas atentatit që iu bë dje në Shkozet të Durrësit ku mbeti i plagosur së bashku me Julian Meçen.

Dervishaj është marrë në pyetje për shkak të gjendjes më të mirë shëndetësore. Report Tv raporton se Plaurent Dervishaj ka deklaruar se nuk i ka parë autorët në momentin që kanë qëlluar në drejtim të makinës së tyre.

Ndërsa pyetja e Juljan Meçes do behet në një moment të dytë, pasi të stabilizohet gjendja. Deri tani nuk ka asnjë autor të identifikuar, ndërsa janë shoqëruar mbi 15 persona qe kanë dijeni për ngjarjen. Plaurent Dervishaj 47 vjeç ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa Mecaj, 36 vjeç tre plumba dhe ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve.

Mbi 45 plumba kallashnikovi janë lëshuar në drejtim të makinës së tyre. Sulmi është kryer në befasi, teksa autorët i kanë ndjekur. Pistat ku policia e Durrësit është fokusuar lidhet me fajdet në Durrës, trafikun e drogës dhe hasmëritë e vjetra me një grup në Vlorë dhe Fier.