Kur na ndajnë edhe disa ditë nga festat e Nëntorit, qyteti i Durrësit ka nisur të ngjyroset me flamujt kuqezi.

Prej mëngjesit të sotëm, ndërmarrja e dekorimit të qytetit ka nisur punën për të sjellë atmosferë festive për festën e Pavarësisë dhe Çlirimit.

Zbukurimi ka nisur nga sheshi kryesor i qytetit bregdetar, sheshi "Liria" ndërsa në orët në vijim pritet të dekorohen edhe pjesë të tjera të Durrësit.

Ditën e nesërme, më 14 Nëntor, durrsakët festojnë 75-vjetorin e Çlirimit të Durrësit.