Në ceremoninë e zhvilluar në Kryegjyshatën Botërore ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të besimeve të tjera fetare, besimtarët bektashinj përkujtuan 72 dëshmorët e rënë në tragjedinë e Qerbelasë.

Kryegjyshi botëror bektashian, Baba Mondi i është drejtuar me një mesazh politikanëve shqiptarë, duke ju kërkuar që pushtetin ta vënë në shërbim të popullit.

Në një fjalën e mbajtur në ceremoninë për ditën e Ashures, kryegjyshi solli shembullin e imam Hysenit dhe konceptin e tij për pushtetin.

"U themi sot politikanëve shqiptarë që ti afrohen aq sa munden jetës dhe veprës së imam Hysenit sepse do të gjejnë në to jo thjesht kuriozitetin historik dhe fetar, por në mënyrë të veçantë konceptin e tij për pushtetin. Ky pushtet do të jetë vërtet në shërbim të popullit. Ta meritojmë respektin e popullit dhe jo ta kërkojmë atë përmes kulmeve dhe permtimeve të pambajtuara çfarë e çuan këtë vend në zgrip të varfërisë".