Kompozitori i njohur Enver Shengjergji ka reaguar ashpër ndaj këngëtares shqiptare, Rovena Dilo, për një këngë që kjo e fundit ka kënduar dhe hedhur në YouTube disa vite më parë. Bëhet fjalë për këngën ‘Nën kurorën e ullirit’.

Kompozitori i kthehet këngëtares, duke e pyetur se ku e gjen kjo e fundit të drejtën për të risjellë dhe ndryshuar melodinë e këngës. Mes të tjerash ai thekson se këngëtarja nuk i ka marrë leje.

REAGIMI I KOMPOZITORIT

ROVENA DILO

KJO ESHTE E PA TOLERUESHNE SE SI MUNDE TE KENDOHET KENGA IME NEN KUROREN E ULLIRET,KU E GJENE KETE TE DREJTE

Megjith respektin e konsideratin time ndaj jush si kengetare me nje karjere te gjate artistike Nuk mund te besh me kengen time si te duash.

E para e ke mare e kenduar pa lejen time

E dyta nje orkestracion qe eshte jashte cdo llogjike te ides se kenges

Tjetra kush te lejon te shtremberosh vijen melodike te kenges

Te shtosh manjera vokalicash etj etj