Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar këngëtarin Gjesti me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, në kuadër të çështjes gjyqësore që lidhet me mosmarrëveshjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani.

Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja e Gjestit ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Kjo kërkesë fillimisht është kundërshtuar nga pala e dëmtuar, ndërsa më pas marrëveshja është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.