Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pas festës së martesës së vëllait të saj, e cila shfaqet duke kërcyer nën ritmet e muzikës popullore shqiptare.

Këngëtarja shihet krah të ftuarve të tjerë duke shijuar atmosferën festive të krijuar gjatë mbrëmjes. Fansat e cilësuan atë si tërësisht të përfshirë në festë pas valleve dhe tingujve të muzikës tradicionale shqiptare. Nga ana tjetër Bebe Rexha u komentua gjërësisht edhe për zgjedhjen e fustanit të saj në ngjyrë të kaltër i cili i dha asaj një pamje më elegante.

Në momentet e publikuara nga dasma këngëtarja u vlerësua gjithashtu për kompletimin e paraqitjes së saj me një model flokësh të shkurtër dhe të drejtë. Atmosfera festive e dasmës së vëllait të saj duket se ka qenë një moment i veçantë për Bebe Rexhën, e cila nuk ka hezituar t’i bashkohet valles dhe muzikës shqiptare