Të shumtë kanë qenë qytetarët e Durrësit që e kanë kaluar natën jashtë nga frika e lëkundjeve sizmike apo nga dëmtimet e pësuara në banesat e tyre.

Operatori i DurrësLajm sjell momente nga orët e ankthit që kaluan banorët, shumë prej të cilëve e kaluan natën nëpër makina.

Që nga pasditja e së shtunës, Durrësi është lëkundur shumë herë nga tërmetet që kanë pasuar njëri-tjetrin, ku më i rëndi është ai I orës 16.04 me manjitudë 5.8.

Në total, në Durrës janë të dëmtuara 188 banesa dhe 9 pallate.

Tek stadiumi janë vendosur çadra me 40 shtretër për njerëzit që kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe është hapur një qendër pritjeje te Kavaleshenca.